Eksod i pashmangshëm tek Iliria, kontratat dhe zgjedhjet “ftohin” lojtarët

Skuadra e Ilirisë arriti të siguronte mbijetesën në Kategorinë e Parë dhe në Fushë Krujë ky është quajtur sukses. Duke qenë nën administrimin e Bashkisë, kjo skuadër kaloi mes ulje e ngritjeve. Ana financiare solli edhe protesta të lojtarëve. Sezoni i ri pritet shumë i vështirë për këtë ekip, pasi thuajse gjithë lojtarëve u ka përfunduar kontrata dhe me shumë mundësi do të largohen nga Fushë-Kruja.

Këtë situatë e konfirmoi për SportEkspres.com edhe sekretari i klubit të futbollit të Ilirisë, Astrit Tali, i cili ditë më parë deklaroi se zgjedhjet lokale po i shpërqëndrojnë. “Fondi për skuadrën është miratuar deri në fundin e këtij viti, por Iliria mbetet në dorën e zgjedhjeve lokale. Nëse ato do të shtyhen, na prishin punë për riorganizimin e skuadrës për sezonin e ri. Ne jemi me financim vetëm nga bashkia e qytetit dhe kjo situatë sikur i ka ftohur futbollistët”.

Nisur nga kjo situatë, nga skuadra e sezonit që u mbyll nuk i dihet sa lojtarë do të qëndrojnë dhe sa do largohen. “Në fundin e muajit qershor kemi menduar ta mbledhim skuadrën, por ende nuk e dimë sa lojtarë do largohen dhe sa do qëndrojnë. Kjo sepse mbetemi peng i zgjedhjeve. Ne si klub do bëjmë punën, por kemi dëgjuar këto ditë për emra lojtarësh të cilëve u ka përfunduar kontrata dhe nuk duan të vazhdojnë me Ilirinë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online