Efekti Marota, Interi rikthehet me një blerje të madhe

Më në fund Interi po arrin të bëjë një blerje të madhe që do i gëzojë tifozët. Ikardi është në prag të largimit dhe marrja e një tjetër sulmuesi të madh është detyrim për drejtuesit nga Milano. Romelo Lukaku është i zgjedhuri i Kontes dhe Marotës. Belgu nuk e dëshiron qëndrimin edhe për një vit tjetër në “Old Trafford” dhe Interi është destinacioni i preferuar për të.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se marrëveshja mes lojtarit dhe klubit italian ka përfunduar. Lukaku ka rënë dakord me të gjitha termat e kontratës dhe pritet vetëm dakordësia e klubeve. Sulmuesi në “San Siro” do të përfitojë të njëjtën shifër që merr në Mançester, 8 milionë euro në sezon.

“Djajtë e Kuq” nuk pranojnë oferta nën 80 milionë euro. Interit shtrëngohet disi përballë kësaj shifre, por shitja e Ikardit do të sillte mjaftueshëm të ardhura. Marota është ekspert i lëvizjeve të mëdha dhe këtë transferim mund ta quajmë gati të mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online