Edhe Mesi i acaruar, i bën merkaton Barcelonës!

Lionel Mesi duket se nuk e ka pritur aspak mirë eliminimin e katalanasve nga Champions League dhe ylli argjentinas i ka shprehur qartë idetë e veta për të ardhmen e klubit. Siç raportojnë mediat spanjolle, Mesi i ka kërkuar klubit që të largohen urgjentisht tre lojtarë.

I pari është Filipe Kutinjo. Që nga ardhja e tij në Camp Nou, sulmuesi brazilian nuk është se ka shkëlqyer, pavarësisht se ka treguar me grimca klasin e tij të lartë. Mungesa e vazhdimësisë ka bërë që shokët e tij të skuadrës ta humbasin besimin te ai dhe Barcelona me shumë gjasa do e nxjerrë në shitje.

Përveç yllit brazilian, edhe Ivan Rakitiç dhe Samuel Umtiti janë dy lojtarë që nuk preferohen më në Barcelonë, me Lionel Mesin që e ka shprehur haptazi në fushën e lojës se loja e këtyre dy futbollistëve lë për të dëshiruar. Rakitiç duket shumë pranë PSG-së, ndërsa për Umtiti ka interes nga skuadra e Arsenalit dhe klube të Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *