Edhe Klop kundër VAR: Më vjen keq për Sitin

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, foli për mediat angleze sot, ku më shumë u ndalua te ndeshja çerekfinale mes Mançester Sitit dhe Totenhemit, një nga ndeshjet më të bukura në historinë e Champions League.

Strategu gjerman tha se ndien keqardhje për atë që i ndodhi skuadrës së Mançester Sitit dhe kolegut të tij, Pep Guardiola, me atë vendim të VAR-it për t’i anuluar golin e kualifikimit në sekondat e fundit të sfidës. Në fjalën e tij, Klop tha:

“Nuk e kisha idenë fillimisht se çfarë kishte ndodhur, por ishte e pabesueshme, apo jo? Të gjithë menduan se Siti ia doli dhe u kualifikua, por për pak sekonda, gjithçka u kthye përmbys. Komplimente Totenhemit, por ndjej keqardhje për Mançester Sitin, pasi është një skuadër që nuk e meritonte të largohej në atë mënyrë nga Liga e Kampionëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online