E zbulon vetë lojtari, Milani ishte pranë talentit francez

Milani bëri një merkato aktive në verë, por shumica e lojtarëve të ardhur nuk kanë treguar nivelin e pritur. Drejtuesve, duke parë gjendjen e ekipit, iu desh të ndërhynin edhe në merkaton e dimrit për të sjellë elementë që bënin diferncën.

Piatek ishte afrimi më i goditur i kuqezinjve, që larguan Higuanin te Çelsi për t’i hapur vend polakut. Megjithatë Piatek nuk ishte synimi i vetëm i kuqezinjve. Talenti i Nisës, Sant-Maksimin ishte shumë pranë trsnsferimit në Milano. 22-vjeçari aktivizohet në kampionatin francez dhe ka shfaqur një nivel të lartë.

Francezi e pranon faktin që ishte pranë skuadrës së drejtuar nga Gatuzo dhe nuk e mohon faktin se mund të transferohet në verë. ”Milani është një klub i mrekulllueshëm. Kam pasur rastin të transferohem në merkaton e dimrin, por nuk u finalizua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë, por unë jam gati për të hedhur këtë hap”,u shpreh Sant-Maksimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online