E zbulojnë në Spanjë, Milani përgatit goditjen e madhe

Drejtuesit e Milanit arritën të bënin goditjet e duhura në merkaton e janarit dhe kontingjenti i lojtarëve të Gatuzos është plotësuar. Akoma ka lojtarë të dëmtuar, por Bilja dhe Kaldara janë pranë rikthimit.

Ardhjet e Piatek dhe Paketës ka sjellë cilësi, entuziazëm dhe gola. Megjithatë, kuqezinjtë kanë një dëshirë të madhe për në verë. Siç raporton “Mundo Deportivo”, Milani është i interesuar për Memfis Depaj dhe lojtari ofensiv pritet të zbarkojë në Milanelo në fund të sezonit.

Holandezi është pjesë e Lionit që nga janari i vitit 2017, ndërsa kontrata i përfundon në verën e vitit 2021. Ai ka shënuar 33 gola dhe ka dhuruar 37 asiste në 97 ndeshje në total me ekipin francez. Milani trokiti në dyert e Lionit gjatë kësaj periudhe për të marrë informacion, por u frenuan për momentin nga kërkesa prej 50 milionë eurosh.

Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në një ekip të madh dhe media spanjolle është e sigurt që ai do të përfundojë në verë në Serie A. Kualifikimi në Champions do të mbushte arkat e klubit të “Djallit” dhe atëherë do të niste sulmi final për të siguruar shërbimet e Memfis Depaj, i cili është rritur shumë si lojtar dhe është rikthyer në një formë të mrekullueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online