E tepruan me festimin, merret vendimi për dyshen e Milanit

Sot është marrë vendimi për dyshen Bakajoko-Kesi. Të dy mesfushorët e Milanit e tepruan jashtë mase me festimin me bluzën e Açerbit pas fitores kundër Lacios. Një veprim i tillë solli polemika të shumta.

Mbrojtësi lacial dhe Bakajoko shkëmbyen bluzat në fund të ndeshjes. Ky i fundit festoi me bluzën e kundërshtarit në fund të ndeshjes. Francezi reagoi edhe në rrjetet sociale, duke pretenduar se e gjitha ishte në formë shakaje dhe se i kërkonte falje Açerbit.

Pasi ka parë mirë pamjet dhe ka lexuar relacionin e arbitrit, Gjykata Sportive ka vendosur të mos i dënojë dy futbollistët e ”Djallit” dhe nuk mori asnjë masë disiplinore për ta.

Ai festim është parë si diçka normale dhe kërkesa e prokurorit Pekoraro ka rënë poshtë. Me nga 10 mijë euro gjobë janë dënuar gjashtë lojtarë, të cilët ishin pjesë e sherrit të madh në fundin e ndeshjes. Milanistët Kesi, Muzakio dhe Bertolaçi nga njëra anë dhe Patriç, Luiz Felipe dhe Lukas Leiva nga ana tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online