Nuk u kursye aspak ndaj arbitrit, vjen dënimi për Igli Taren

0

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, është dënuar me një muaj qëndrim jashtë stadiumeve për fjalët e tij të ashpra ndaj gjykimit pas humbjes së Lacios ndaj Milanit me rezultatin 1-0. Vlonjati nuk duroi dhe u zbraz ndaj arbitrit Roki pas humbjes 1-0 kundër Milanit.

“Historia e një vdekjeje të paralajmëruar. Ajo që patëm frikë se do të ndodhte, ndodhi. Të vjen keq të shkosh në shtëpi duarbosh pas një ndeshjeje të madhe. Meritonim që tre pikët të vendoseshin nga fusha dhe jo nga episodet arbitrale”, qe shprehur fillimisht për DAZN, vlonjati i skuadrës romake.

“Penalltia për Milinkoviç-Saviç? Mbi të gjitha dua të përmend shpejtësinë me të cilën Roki i dha penalltinë e parë Milanit. Ne mund ta shohim nga mijëra metra që nuk ishte penallti. Te penalltia e dytë Musakio rrëzohet sikur të kishin qëlluar me armë mbi të. Pastaj mungon penalltia për ne. Kundër Milinkoviç u bë një faull i dukshëm. Nuk ka vlerë të bësh garë për të thënë ishte apo jo penallti, kush ka luajtur futboll e di që të paktën një dyshim të lind, kur e sheh përsëri”, pati thënë Igli Tare dhe pas shqyrtimit të këtyre deklaratave të tij vjen dënimi i ashpër nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Italiane të futbollit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.