E premte e ftohtë për shqiptarët, nga Kroacia në Danimarkë

Edhe pse jo fundjavë, ndeshjet kanë qenë të shumta në disa kampionatë në Europë, ku dhe futbollistët shqiptarë nuk kanë munguar. Në Ligën e dytë franceze, Balliu vazhdon të jetë titullar për ekipin e Metz.

Jo vetëm kaq, por mbrojtësi kuqezi luajti 90 minuta dhe bëri një ndeshje shumë pozitive, duke ndihmuar skuadrën e tij në triumfin 2-1 përballë Shotero. Në Danimarkë, Velje ka triumfuar 3-0 kundër Horsens. Në radhët e ekipit danez aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Ramadani dhe Muçolli. Për këtë të fundit, nuk kishte asnjë minutë, ndërsa Ramadanit iu besuan vetëm 10 minutat e fundit.

Kristal Abazaj qëndroi 90 minuta në stol dhe nuk u preferua nga trajneri i Osijekut në Kroaci, ndërsa në Kategorinë e Dytë zvicerane, sulmuesi Seferi luajti 90 minuta për skuadrën e Uinterthurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *