Kevin Strotman është largimi më i fundi nga skuadra e Romës. Mesfushori holandez i jep fund një bashkëpunimi 5-vjeçar me ekipin verdhekuq. Destinacioni i ri i 28-vjeçarit është kampionati francez ku do të luajë për skuadrën e Olimpikut të Marsejës.
Nga shitja e holandezit, Roma do të përfitojë diçka më shumë se 25 milionë euro, ndërsa lojtari do të fitojë 4.5 milionë euro në sezon (neto), duke kaluar edhe Dimitri Pajen si lojtari më i paguar në skuadër.
Rol kyç për këtë transfertë ka luajtur dhe trajneri i Marsejës, Rudi Garsia, i cili ka punuar me Strotmanin, kur ai drejtonte Romën para disa sezonesh. Te Roma, Eusebio Di Françesko do i duhet të zgjedhë tani midis italianëve De Rosi, Pelegrini, Kristante dhe francezit Nzonzi të cilët plotësojë repartin e mesfushës te Roma.