Shehi: Po tentojmë një ish-lojtar tonin, më pëlqen ego e skuadrës

0

Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, u shfaq i kënaqur në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Fitorja e dytë për Skënderbeun, që ngjitet në krye në kuotën e gjashtë pikëve.

Të rinjtë – “Jo më kot këta lojtarë janë pjesë e Skënderbeut, edhe pse janë të rinj. Kanë cilësi, këtë u kemi thënë. Po punojnë mirë dhe po japin maksimumin. Më pëlqen ego dhe dëshira. Ishte fitore e merituar”.

Sulmuesit – “Është vazhdimësia e gjithë ekipit, edhe sulmuesit kanë ego për të luftuar. Nuk e shoh problem që nuk shënojnë. Ata po i shërbejnë skuadrës”.

Taktika – “Lëvizjet e Bregut dhe Gripshit janë mënyrë loje. Ata i bëhen pikë mbështetje Krasniqit. Kur nuk ka hapësira duhet të hapesh dhe t’i krijosh ato”.

Skuadra – “Është një Skënderbe i ndryshuar. Sivjet kemi më shumë energji dhe duhet ta shfrytëzojmë. Objektivat tona dihen, ne jemi Skënderbeu. Normalisht në shohim ndeshjen e radhës. Ka vend për përmirësime dhe po minimizojmë gabimet. Kemi nevojë për elementë të tjerë. Pres përforcime. Nëse ndodh kjo, do jemi më të fortë. Në stol kemi djem të rinj. Shpresoj të përforcohemi me dy lojtarë të tjerë”.

Oto Xhon? Është i ri, do të rritet, pasi po punon. Vjen nga një kampionat tjetër. Ne nuk po presim sulmues, pasi kemi lojtarë me cilësi”.

Afrimet? Është opsion, është ish-lojtar i joni. Pa mbaruar të gjitha, nuk mund ta konfirmoj. Nesër pres përgjigje, kam kontaktuar edhe vetë me të. Nëse nuk vjen, do shohim jashtë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.