Junajtid në merkato, 70 mln euro për pasuesin e Lukakut

Me ikjen e paevitueshme të Lukakut, Junajtid mbetet vetëm me Rashford në majën e sulmit. Belgu pritet të kalojë te Interi, me këto të fundit që kanë arritur marrëveshjen me të dhe presin bindjen e klubit anglez. Përpara se të largojnë 25-vjeçarin, “Djajtë” mendojnë për zëvendësuesin.
Pier Eemerik Obamejang është objektivi primar i Solskjaer. Ylli nga Gaboni ka rrezëllyer te Arsenal me 31 gola në sezonin e kaluar. “Topçinjtë” e kanë vështirë të heqin dorë nga 29-vjeçari, por oferta e fundit padyshim që do i tundojë, duke parë problemet financiare.

Junajtid ka gati çekun prej 70 milionë eurosh si zgjidhje që Obamejang të zbarkojë në “Old Trafford”. Arsenal është e sigurt se do marrë kohë të mendohet. Me ardhjen e tij, Solskjar do i “hapte” të gjitha daljet për t’u larguar Lukaku, që nën drejtimin e norvegjezit nuk ka qenë në “verisonin” e tij origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online