E hënë e nxehtë, Kukësi ka gati 2 goditje në merkato

E hëna do të jetë e nxehtë për Kukësin, pasi pritet të ketë disa zyrtarizime. Sikurse kemi njoftuar më parë, sulmuesi Ismael Dunga pritet të hedhë të zezën mbi të bardhë dhe të vihet nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Kështu, me Shkurtajn, Çemën dhe Dungën reparti i avancuar duket i plotësuar.

Halli më i madh i Kukësit ka qenë mbrojtja. Për krahun e majtë problemi i u zgjidh me afrimin e Emilajno Mustës, ndërkohë që tanimë stafi teknik mund të qetësohen edhe për linjën e djathtë.  Tome Kitanovksi ishte lojtari i “piketuar” nga Kukësi.

Ofertat për mbrojtësin e djathtë ishin të shumta dhe po hezitonte të pranonte ofertën e verilindorëve. Tashmë ëshët gjetur gjuha e përbashkët dhe sikurse bëjnë me dije burime të SportEkspres.com pranë klubit të Kukësit, të hënën pritet që gjithçka të marrë formë zyrtare.

“CV”-ja e tij e Kitanovksit duket bindëse, pasi ka luajtur rregullisht me Slaven Belupo dhe Istra në Kroaci. Kitanovski ka provuar të aktivizohet edhe në Serbi me Mladost Luçani dhe Vozhdovac, me Universitatea Kraiova në Rumani dhe Pelisterin në Maqedoni. Sezonin e fundit ishte pjesë e Sabail në Azerbajxhan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online