Milani ka mbyllur “operacionin” për transferimin e talentit brazilian Lukas Paketa. Lojtari në pronësi të Flamengos do të vishet kuqezi në janar dhe klubi brazilian do të përfitojë 35 milionë euro nga shitja e tij.
Lajmi është konfirmuar nga media braziliane “globoesporte”, që raporton se 21-vjeçari pritet t’i nënshtrohet analizave mjekësore dhe më pas gjithçka do të bëhet zyrtare.
Paketa luan si mesfushor qendre dhe është cilësuar si lojtari më i mirë i kampionatit brazilian gjatë këtij viti, jo më kot është thirrur grumbulluar dy herë me kombëtaren e Brazilit. Milanit iu desh të mposhte konkurrencën e PSG-së dhe Barcelonës, që treguan interes të madh për brazilianin