Atletiko po pëson largime të njëpasnjëshme dhe i duhet të ndërhyjë me urgjencë në merkato. Ikja e Grizman duhet të pasohet nga një afrim i madh. Zhoao Feliks është dëshira kryesore në “Wanda Metropolitano”. Talenti ka shumë oferta të klubeve më të mëdha dhe Atletiko nuk mund të duket alternativa më e mirë.
? El Atlético quiere que el futbolista sienta que el Atlético es un paso adelante
? Al futbolista le han hecho ver que estará a las órdenes del Cholohttps://t.co/TKUgt70t5i— AS (@diarioas) June 11, 2019
Klubit spanjoll i duhet të ndërhyjë për ta bindur djaloshin se ata janë një skuadër e madhe, ku ja vlen të luash. Për ta bërë këtë është zgjedhur menaxheri i Feliks, Zhorzh Mendesh. Drejtuesit e klubit spanjoll i kanë bërë të qartë agjentit të njohur se nuk janë të gatshëm të futen në garë për një lojtar, që nuk e sheh si hap përpara veshjen e asaj fanelle.
Kështu Mendesh është takuar kokë më kokë dhe i ka shpjeguar 19-vjeçarit se Atletiko është një klub mes më të mëdhenjve dhe ka fuqinë të fitojë trofe. Prania e një trajneri i Simeone e ndihmon tej mase në rritjen e tij si futbollist dhe në ambicjet e tij për t’u bërë pjesë e më të mirëve. Sipas “AS”, talenti luzitan ka pranuar ofertën e drejtuesve të skuadrës nga kryeqyteti dhe pritet marrëveshja me klubin e Benfikës.