Mesut Ozil dhe Unai Emeri nuk kanë raporte shumë të mira dhe flitej për një largim të mundshëm të yllit gjerman nga Arsenali në verë. Por, agjenti i tij, ka mohuar gjithçka, pasi për mediat turke, ka thënë:
“Mesut do të qëndrojë te Arsenali të paktën deri në vitin 2021. Tifozët nuk duhet të shqetësohen aspak, pasi ai do të qëndrojë dhe nuk do të ndikohet nga ofertat e tjera. Te Arsenali, ka gjetur një vend shumë të mirë dhe ndihet si në shtëpi. Është i bindur se ka ende shumë gjëra për të thënë”, u shpreh agjenti i Ozil.
Ylli gjerman ka startuar vetëm 20 ndeshje këtë sezon në Premier League, si dhe katër takime i ka nisur nga stoli. Nga muaji nëntor, deri në shkurt, Ozil luajti vetëm katër ndeshje dhe ajo periudhë ishte kur u krijua një sherr mes tij dhe trajnerit të “Topçinjve”.