Mesi dhe… autogola, Barcelona e varur nga argjentinasi!

Leo Mesi dhe kaq. Kjo ka qenë Barcelona e dy viteve të fundit që nga ikja e Nejmar dhe “shpërbërja” e një prej tresheve më të frikshme të historisë me brazilianin, argjentinasin dhe Suarez. Një Barcelonë, e cila nën drejtimin e Valverdes ka hequar dorë nga leksionet e Johan Krujf dhe i është nënshtruar një futbolli pragmatist.

Një mënyrë alternative të luajturi që në fakt për Barcelonën është një dështim, por i falet magjive të Leo Mesit. Në Champions League që nga sezoni 2016-2017, Leo Mesi është i vetmi që arrin të shënojë me dy shifra. Argjentinasi gjatë kësaj kohe ka arritur të shënojë 29 gola.

Pjesa më ironike është se autogolat janë golashënuesi i dytë më i mirë në kupën me veshë të gjata me 7 të tillë. Shifra e yjeve të tjerë në këtë kompeticion janë nën 5 gola. Shifra qesharake për lojtarë si Suarez, Kutinjo apo Dembele.

Gola në Champions League që nga sezoni 2016-2017
Leo Mesi-29
Autogola-7
Luis Suarez-5
Nejmar-4
Arda Turan-4
Dembele-4
Pike-4
Kutinjo-3
Rakitiç-2
Dinje, Pako, Alba, Malkom, Rafinja, Iniesta, Roberto-1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online