E ardhmja e Nejmar, kompanitë e basteve zbulojnë skuadrën favorite

Barcelona ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e Antuan Grizman, por klubi katalanas nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Objektivi i radhës është rikthimi i Nejmar dhe krijimi i një sulmi ëndrrash me Mesin, Suarez, Grizman dhe Nejmar.

Raportet e brazilianit me PSG-në janë në pikën zero dhe Nejmar ka vetëm një dëshirë: rikthimin në Katalunjë. Nejmar la Barcelonë në verën e vitit 2017 për t’u transferuar në kryeqytetin francez për shumën e 222 milionë eurove.

Sulmuesi është penduar, nuk ndihet më i lumtur në Paris dhe është gati të pranojë një rrogë më të ulët vetëm që të rikthehet te Barcelona. Pro këtij operacioni janë edhe bastet. 1.35 e kuoton kompania italiane “Snai” rikthimin e Nejmar te kampionët e Spanjës, ndërsa qëndrimi në kampionatin francez ka koeficentin 2.75.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online