E ardhmja e Murinjos: Deri tani kam refuzuar tre oferta!

Trajneri portugez, Zhoze Murinjo ka qenë i pranishëm në studion e “beIn Sport”, aty ku po punon për momentin si analist. Shpeshherë në qendër të vëmendjes, tekniku portugez është shumë i njohur në botën e futbollit dhe fjalët e tij përbëjnë gjithmonë lajm.

Tema që po qarkullon më shumë rreth teknikut portugez është e ardhmja e tij, për të cilën vetë Mou nuk ka vendosur ende. Strategu 55-vjeçar pranoi në studio se ka refuzuar tre klube të ndryshme, pasi kërkon kohë që të mendohet.

“E ardhmja? Nuk e di. Varet. Siç po thosha, do t’i analizoj gjërat. Nuk më pëlqen të flas për këtë gjë, por deri më tani kam refuzuar tre oferta. I refuzova këto tri klube sepse e ndjeja se nuk ishin ato ajo që me duhet në këtë moment. Kështu që, do të rri i qetë dhe do të pres momentin e duhur”,- përfundoi Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online