Zbulohet takimi “sekret”, rumuni Ignat me mision në Shkodër

“Ia vlen të jetosh aty, është një qytet i bukur, i madh, me një stadium të shkëlqyer dhe tifozë po njëlloj. Më ka bërë përshtypje që njerëzit lëvizin me biçikleta dhe skuter. të gjithë: të rinj, të moshuar, gra, madje edhe njerëz me kostum. Gjatë kësaj periudhe temperaturat janë shumë më të larta se në Rumani dhe qyteti është shumë pranë detit Adriatik”, shprehej për “Pro Sport” Dan Ignat para pak kohësh, por gjithsesi e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Vllaznia.

Drejtuesve të klubit ua kishte bërë të qartë dëshirën e tij. Kontrata është pengesa për rumunin. Gjithsesi palët duket se e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të mbyllur bashkëpunimin para kohe. Në Shkodër nuk duan të mbajnë lojtar që u mungon dëshira.

Sikurse raporton televizioni lokal në Shkodër, “Star Plus TV”, Ignat sot ka qenë në Shkodër dhe është parë me zyrtarë të klubit Vllaznia. Kuptohet që bëhet fjalë për një takim që synon përmbylljen e marrëveshjes me konsensus. Pritet që klubi shkodran të dalë edhe me një njoftim për largimin e mbrojtësit, i cili ishte një nga pikat më të forta të skuadrës së tij në pjesën e parë të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online