Gonzalo Higuain është shndërruar në një “barrë” për Juventusin. Sulmuesi argjentinas e ka humbur aromën e golit dhe nuk ka arritur të bëjë mirë as në Milano dhe as te Çelsi. Në Londër nuk arriti të mundte konkurencën e Zhiru dhe numëroi vetëm 13 ndeshje.
Juventus e mori në këmbim të 90 milionë eurove në vitin 2016 dhe kërkon të përfitojë sadopak nga shitja e tij. Pas pushimeve ai do të kthehet të “Zonja”, për të marrë vesh qëndrimin e klubit mbi të ardhmen. Roma është një nga klubet e interesuar për të.
Ata e duan për të zëvendësuar Xhekon, i cili do të zbarkojë në “San Siro”, për llogari të Interit. Gjithsesi, vëllai i 31-vjeçarit e përjashton një kalim në klubin nga kryeqyteti. “Në Serie A do të luajë vetëm me Juventusin. Gonzalo ka një kontratë dhe dëshiron ta respektojë atë”, u shpreh ai.