Plori: Unë tek Apolonia? Kam dy oferta, vendos shpejt

Elvis Plori e mbylli sezonin në krye të Burrelit, skuadër që e shpëtoi nga rënia në Kategorinë e Dytë. Kontrata me matjanët i ka përfunduar, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Shkodrani theksoi se do të takohet me drejtuesit e klubit e të Bashkisë Burrel, ndërsa që në lidhje me zërat që e lidhin atë me Apoloninë, ai nuk pohon asgjë.

“Pas përfundimit të kontratës me Burrelin, e kam detyrim moral e profesional edhe një takim me drejtuesit e klubit e të Bashkisë. Gjithsesi nuk i kam thënë ‘jo’ bisedave edhe me ekipe të tjera, sepse jemi në një periudhë merkatoje. Përzgjedhja më e mirë është gjëja e parë që duhet bërë.

Kam patur dhe kam bisedime me dy klube këtu në Shqipëri. Ju po këmbëngulni për Apoloninë, por nuk deklaroj emra skuadrash. Për të vendosur duhet pak kohë, që të dyja palët të jemi të qartë”, u shpreh Plori për SportEkspres.com.

Trajneri shkodran pritet që shumë shpejt të vendosë për të ardhmen e tij, pasi tanimë nis edhe ndërtimi i skuadrave dhe kudo që të shkojë i duhet të punojë për të bërë një skuadër cilësore. Sezonin e shkuar ai e nisi në Superiore te Kastrioti, për të kaluar më pas te Burreli.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online