E ardhmja e Grezdës, planifikohet takimi vendimtar

0

Eros Grezda një ditë më parë u largua nga kombëtarja dhe vendin e tij e mori Lorenc Trashi. Anësori sezonin e fundit ka pasur probleme të shumta me dëmtimet, ndërkohë që te Rejnxhërs hapësirat i ka pasur të pakta.

E ardhmja e tij te gjiganti skocez është vënë në dyshim dhe vetë Grezda kërkon të dijë planet e stafit teknik. Vetë menaxheri i gjakovarit, Ives Cakarun, ka zbuluar për mediat se sulmuesi anësor do të fluturojë drejt Skocisë me një mision të qartë.

Grezda pritet të ketë një takim me trajnerin Stiven Xherard  për të kuptuar nëse do të ketë hapësira për të sezonin e ardhshëm. Tekniku anglez do të thotë fjalën e tij dhe më pas sulmuesi i kombëtares shqiptare do ta ketë më të qartë se çfarë do të ndodhë me të.

Sigurisht ai kërkon që të ketë më shumë minuta në vazhdim dhe huazimi në ndonjë skuadër tjetër do të ishte një zgjedhje e pranueshme. 24-vjeçari është aktivizuar në 13 ndeshje, gjashtë prej tyre si titullar. Grezda ka shënuar dy gola në kampionatin skocez, por ajo që bie në sy është aktivizimi në vetëm 3 ndeshje gjatë vitit 2019.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.