VIDEO | Moment rrëqethës, takimi i Henderson me babain e sëmurë i emocionon të gjithë!

Xhordan Henderson ishte njeriu që ngriti në qiell trofeun e gjashtë të UEFA Champions League për Liverpulin e tij. Kapiteni i “The Reds” ka kurorëzuar në mënyrë perfekte një sezon fantastik.

Festa ishte e madhe te të kuqtë, me lojtarët që festonin triumfin me njerëzit e tyre të dashur. Ai që i preku të gjithë ishte pikërisht Xhordan Henderson. Mesfushori përqafoi babain e tij mes lotësh, duke i emocionuar të gjithë të pranishmit.

Babai i Henderson ishte diagnostikuar me kancer në fyt në vitin 2013 dhe i kishte kërkuar djalit të tij që të mos e takonte, pasi nuk kishte dëshirë që Xhordan ta shihte të atin në gjendje të keqe.

Gjithsesi, një natë më parë ai ishte i pranishëm në stadiumin, ku i biri ngriti lart trofeun më të rëndësishëm europian për klube. Pamjet janë rrëqethëse, me Xhordan që përqafon të atin sikur të ishte një fëmijë i vogël…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online