E ardhmja e Eriksen, Poçetino kapet “mat” nga gazetarja

Pikëpyetja më e madhe në kampin e Totenhemit është e ardhmja e Kristian Eriksen. Ylli danez po kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit, por Totenhemi nuk preferon ta shesë. Megjithatë, vetë Eriksen ka shfaqur publikisht dëshirën e tij për t’u larguar.

Sot, Poçetino ka dhënë një intervistë për gazetaren e Formula 1, pasi ishte i pranishëm për të ndjekur garën e Silverstone. Pas disa pyetjesh standarte, gazetarja kapërceu direkt te pyetja për të ardhmen e Eriksen, duke e kapur disi të papërgatitur Poçetinon, i cili tha:

“Nuk e di çfarë të them, nuk e di. Shpresoj të qëndrojë. Kristian është një lojtar i madh, një nga talentët më të mëdha në futboll. Pas pesë vitesh bashkëpunim me të, ende e shijoj mënyrën se si ai luan, si çdo ditë krijon diçka të re. Ka shumë interes për shumë lojtarë të ndryshëm të skuadrës time. Shpresoj që Eriksen të qëndrojë, por nuk e di çfarë do të ndodhë në fund”, përfundoi strategu argjentinas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online