Mesfusha e Vejles “pushtohet” nga shqiptarët, tre kuqezinj në fushë

Klubi Vejles në Danimarkë ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj gjermanëve të Vaishe Flensburg. Takimi përfundoi 1 – 1 dhe në golin e danezëve pati rol kyç mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani, i cili dha asistin.

Krahas Ramadanit që luajti për 90 minuta në këtë ndeshje, Vejle aktivizoi dhe dy mesfushorë të tjerë shqiptarë. Bëhet fjalë për lojtarin e shpresave të Shqipërisë Arbnor Muçolli dhe për 19-vjeçarin premtues Lundrim Hetemi, të dy u aktivizuan si zëvendësues në pjesën e dytë.

23-vjeçari Ramadani është prej dy vitesh një lojtar fiks në skuadrën daneze, ndërsa Muccolli ka marrë minuta të kënaqshme. I riu Hetemi sapo ka filluar të hedhë hapat  e parë në futbollin profesionist teksa një muaj më parë debutoi në kampionat. Divizioni i parë danez fillon pas dy javësh dhe përgjatë sezonit nuk do jetë aspak çudi sikur e gjithë treshja e mesfushës së Vejles të jetë e gjitha e përbërë nga lojtarë shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online