Ksavi e mbyll me futbollin e luajtur: Ju tregoj vizionin tim

0

Ksavi Hernandez do të varë këpucët në gozhdë. Me anë të një deklaratë të cilën e ka shpërndarë vetë në mediat spanjolle, ish-mesfushori i Barcelonës ka thënë se do ta mbyllë me futbollin e luajtur dhe do të vazhdojë karrierën e tij si trajner. Në këtë deklaratë, shkruhej:

“Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por jam duke e pritur të ardhmen time si trajner me padurim. Filozofia ime e lojës si trajner është të zhvilloj edhe më shumë influencën që Johan Krojf dhe La Masia kanë pasur te unë. I adhuroj skuadrat që luajnë futboll total, kanë kontrollin, sulmojnë dhe dhurojnë spektakën në fushën e lojës. Kjo do të jetë filozofia ime: Futbolli me qarkullim topi.”

Ksavi ka luajtur për më shumë se dy dekada me skuadrën katalanase të Barcelonës, ka fituar gjithçka, ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit pas daljes në pension të Karlos Pyjol, si dhe ka qenë një inspirim për shumë futbollistë të rinj.

Titujt e Ksavi Hernandez:

8 – La Liga – (1999, 2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2015).
4 – Champions League –  (2006, 2009, 2011, 2015).
3 – Copa del Rey – (2009, 2012, 2015).
8 – SuperKupa të Spanjës – (2005, 2006, 2007, 2009, 2010, 2011, 2012, 2014).
2 – Botërore klubesh – (2009, 2011).
2 – SuperKupa të Evropës – (2010, 2012).
1 – Kupë Bote – (2010).
2 – Europianë (2008, 2012).
1 – Kupë Bote U20 – (1999).
1 – Kupë e Emirit me Al Sad (2017).
1 – Kupë e Princit me Al Sad (2017).
1 – SuperKupën e Katarit (2017).
1 – Kampionatin e Katarit (2019).

Çmimet individuale:

-Pesë herë në ekipin e UEFA-s (2008, 2009, 2010, 2011 dhe 2012).
-Gjashtë herë në Kupën e Botës “FIFA Eleven” (2008, 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013).
-I treti në garën për “Topin e Artë” (2009, 2010 dhe 2011).
-Ekipi Ideal i Botës (2010).
-Ekipi ideal i Europës (2008 dhe 2012).
-Lojtari më i mirë i Europës (2008).
-Lojtari më i mirë spanjoll i La Liga (2005).
-Lojtari më të mirë në botë (2010).

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.