Dosja Skënderbeu, skandalet e një vendimi të paralajmëruar

Skënderbeu është dënuar sot me heqjen e titullit për sezonin 2015/2016, ashtu si e paralajmëroi Sulejman Starova para pak javësh. Orakull? Atëherë duhet t’i kërkojmë ndonjë mendje për skedona trajnerit të Partizanit, sepse sheh të ardhmen. Apo mos ndoshta dinte diçka? Etika vjen erë, qelbet keq, pasi ky vendim i marrë sot është tërësisht i pakuptimtë dhe jemi ende në pritje që të mësojmë arsyetimin ligjor, pasi nuk mjafton fjalia “komplotim dhe influencim të ndeshjeve për sezonin 2015/2016”.

Cilat ndeshje, pse nuk nxirret lista? Çfarë mjeti dhe kriteri ka përdorur Etika për të vërtetuar që sezonin e shkuar Skënderbeu ka trukuar ndeshje? Po sezonet e mëparshëm, kur të gjithë akuzonin Skënderbeun, sidomos në vitin e titullit të parë, kur Flamurtarit i iku titulli nga duart në fund të një sezoni skandaloz në çdo drejtim?

Po 12 pikët e hequra për këtë sezon, që sapo u mbyll, kujt i hyjnë në punë? Ishte i treti, mbetet i treti, a nuk është tallje kjo? Nëse nuk ka trukuar asnjë ndeshje në sezonin aktual, pse i hiqen 12 pikë tani dhe jo për sezonin e ardhshëm, për shembull? Apo ashtu ishte marrëveshja?

Po gjobën modeste, ç’kuptim ka, 2 milionë lek (të reja), a thua se u fut një tifoz në fushë dhe u ndal një ndeshje.

Kjo Etikë e konfirmoi edhe një herë: ekziston kot, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë dhe etikën e vërtetë. Nëse pastaj ka edhe bekimin e FSHF-së, kot që llapim.

P.S.

Me siguri edhe Skënderbeu ka ditur gjithçka, pasi ky duket një kompromis i madh mes palëve dhe as ankimim në KAS ndoshta nuk do të ketë.

One thought on “Dosja Skënderbeu, skandalet e një vendimi të paralajmëruar

  1. Ju si gazete mundoheni te jeni sa me shume te paanshem. Sa ia arini, eshte tjeter problem.
    Ne kete shkrim thoni se Flamurtarit iu vodh titulli ne vitin e pare kur Skenderbeu u shpall kampion.
    JU SFIDOJ :
    NXIRNI FAKTET QE NA VERTETOKAN SE FLAMURTARIT INU VODH TITULLI NE NJE KAMPIONAT SKANDALOZ NE CDO DREJTIM.
    NXIRNI FAKTET DHE UNW DO T’JU PERGJIGJEM PO ME FAKTE PSE JU GABONI, NDOSHTA PADASHUR, DHE TE INFLUENCUAR NGA PRESIDENTI I ATEHERESHEM I FLAMURTARIT, I CILI DIHETVDHE PO VERTETOHET SE CFAR KA BERE ME FLAMURTARIN NEXATE VID HE NE VITET ME PAS.
    EDHE NJEHER JU SFIDOJ NE SHTYP !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *