Etika “harron” të njoftojë kujt i shkon titulli i vjetshëm

Komisioni i Etikës (çfarë emri!), si një mal shumë i madh, më në fund “polli” dhe doli një “mi” nga ato të gjirizeve.

Një marrëveshje e shëmtuar, e publikuar prej kohësh së pari nga Sulejman Starova, por e pranuar qetësisht nga të gjithë aktorët.

“Mishi të piqet e helli të mos digjet”, a ka më bukur? Skënderbeut i hiqet një titull, plot ka fundja, renditja e sezonit aktual nuk ndryshon (12 pikë iu hoqën Skënderbeut, por edhe një analfabet e kupton tragjikomedinë e këtij vendimi), Skënderbeu vazhdon qetësisht punën. Po titujt e tjerë, nuk ishin po aq të akuzuar nga UEFA për ndeshje të dyshimta?

Prisni: Po Partizani? Të kuqtë presin titullin e vjetshëm, e tha vetë Starova që do i jepet Partizanit!

Etika nuk e shtoi te vendimi i sotëm, ia ka kaluar topin FSHF-së. Me nge, ka kohë. Pasi të kalojë mitingu elektoral pasdite, fishekzjarret e papara do të bëjnë të mos bjerë në sy që titulli do t’i jepet Partizanit në tavolinë.

Nëse nuk ndodh, do të jetë çudi e madhe, një vit do të mbetet pa titull në historinë e futbollit shqiptar dhe është absurditet më vete.

Nëse i jepet Partizanit, të ngrejë dorën ai që nuk mendon se ishte vetëm një qokë, një thelë e hedhur për të qetësuar urinë e të kuqve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online