Dortmund nuk ndalet, dërgon ofertën e parë për yllin e Barçës

Barcelonës i duhen para, ndërsa Malkom Oliveirës i duhen minuta në këmbë. Katalanasit e kanë nxjerrë prej kohësh në shitje brazilianin. Së fundmi, “Goal” raporton se Borusia Dortmund interesohet për shërbimet e yllit 22-vjeçar.
Verdhezinjtë kanë ndërtuar një skuadër mjaft simpatike dhe Malkom mund të jetë i vetmi “ingranazh” që i mungon makinerisë verdhezezë. Gjermanët kanë nisur nagociatat me Barcelonën për të. Ata ofrojnë 42 milionë euro për të bindur Bartomeun të heqë dorë nga shërbimet e të riut.

Ardhja e Grizman e bën të pamundur qëndrimin e Malkom në Barcelonë. Është gati e sigurt se do largohet, pasi Barçës do i duhet të rikuperojë humbjet e mëdha financiare të blerjëve të Grizman, Dembele, Kutinjo e Frenki De Jong. Gjithashtu duhet të mbledhë fonde për të risjellë Nejmar në “Camp Nou”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online