Donaruma portieri i tretë më i paguar në botë, fitoi Milani apo Raiola?

Në pritje të zyrtarizimit dhe të firmave, në Itali tashmë bëjnë bilancin dhe analizojnë historinë e rinovimit të Xhanluixhi Donarumës me Milanin, me portierin që është bërë një “top-player”.

Gazzetta dello Sport shkruan se portieri 18-vjeçar do të jetë i treti më i paguar në botë, me 6 milionë euro neto në vit, për 5 vitet e ardhshme.

Më mirë se ai, vetëm Manuel Nojer me 9 milionë te Bajerni dhe David de Gea me 6.8 milionë te Mançester Junajtid.

Me pak fjalë, shifra “monstruoze” për të mbajtur Donarumën, në një tratativë ku si zakonisht Mino Raiola ka qenë protagonist absolut, duke aktruar bukur, herë me kërcënime e herë me ledhatime, herë me bisedime me Realin e herë me flirte të shpikura nga gazetarët miq të tij. Synimi u arrit: kontratë super por Donarumën, disa milionë edhe për Raiolën, por edhe një klauzolë për prishjen e kontratës, që gjithsesi është goxha e lartë.

Jo vetëm që Donaruma do të fitojë 30 herë më shumë se me kontratën që kishte kur ishte ende minoren (160.000 euro në vit), por edhe vëllai i vet Antonio do të përfshihet në pazar. Sipas thashethemeve të fundit, 27-vjeçari i rritur te të rinjtë e Milanit është gati të kthehet dhe të luajë si portier i tretë, me një kontratë serioze, pas eksperiencës greke te Asteras Tripolis, ku luajti 21 ndeshje në formacion kampionatin e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *