Goditja e parë e Moxhit vjen nga Lega Pro në Itali

Katër gola në 24 ndeshje me Katanzaron, por vetëm 7 herë titullar sezonin e fundit. Milan Basrak duket se është sulmuesi i ri i Partizanit, raporton tuttomercatoëeb.com, një operacion i mbyllur nga Luçiano Moxhi, i cili duket se më në fund ka nisur punën për sezonin e ardhshëm, duke parë se për Europa League nuk u bë asnjë operacion jashtë Shqipërie.

Basrak është një sulmues 22-vjeçar nga Serbia, por lindur në Zvicër.

Me një eksperiencë edhe te të rinjtë e Crvena Zvezdës, Basrak ka provuar, pa sukses, të luajë në Serbi e Bosnje-Hercegovinë, duke shënuar vetëm një gol në karrierë, para transferimit në Itali verën e shkuar.

E mori Katanzaro, por deri në nëntor nuk luajti asnjë ndeshje në formacion. Më pas, shumë minuta dhe 4 gola, edhe pse në vitin 2017 ka shënuar vetëm një herë, më 28 maj ndaj Vibonezes.

Pak rëndësi ka, edhe Kaleb Ekuban shënoi 4 gola në 31 ndeshje (24 si titullar) te Renate para se të transferohej te Partizani e tani te Lidsi në Angli. Basrak duhet parë në fushë, para se të gjykohet nga shifrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online