Donaruma, Piatek dhe objektivi Champions: Kalabria i prek të gjitha…

Davide Kalabria është një ndër lojtarët më të dalluar në prapavijën e Milanit. Anësori i majtë ishte titullar për 90 minuta në sfidën e një natë më parë ndaj Romës. Mbrojtësi ka folur për mediat, teksa ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme si dhe ka diskutuar dhe mbi tema të tjera.

NDESHJA – “E ulëm shumë ritmin, pasi mund të kishim krijuar më shumë raste. Për fat të keq, kjo na penalizoi për mosmarrjen e tre pikëve. Gjithsesi, duhet të jemi pozitivë. Kishim dy ndeshje brenda tre ditësh kundër një ekipi si Napoli dhe për të thënë të vërtetën shpenzuam shumë energji”.

LOJA – “Bëmë mirë, pasi edhe shënuam. Mund ta kishim evituar golin që pësuam, por ndodhi. Roma luajti lojë shumë sulmuese. Presingu i tyre nga vuri pak në vështirësi, kështu që luajtëm me topa të gjatë”.

DONARUMA – “Xhixhio ka bërë më shumë se 100 ndeshje. Është i jashtëzakonshëm, edhe pse ndonjëherë disa e harrojnë këtë gjë”.

MBROJTJA – “Po bëjmë mirë në mbrojtje, sidomos në ndeshjet e fundit. Kemi punuar shumë gjatë javës”.

PENALLTIA E SUSOS – “Nuk ishte e qartë se çfarë ndodhi. Duhej hapur sistemi VAR, e njëjta gjë si në rastin e Pelegrinit për kartonin e kuq”.

PITATEK – “Kishte të drejtë të kërkonte topa të gjatë. Ka bërë mirë, po ashtu si Paketa me asistin e tij te goli”.

CHAMPIONSI – “Është një sfidë për ne dhe jemi shumë të fokusuar. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe na duhet të marrim tre pikët, sidomos në fushën tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *