Donaruma-Milan, telenovelë pa fund

Deri në 31 gusht do të shohim shumë seri nga telenovela Donaruma-Milan, sepse zor se portieri do të rinovojë më herët, duke parë lojërat që po bën agjenti i tij Mino Raiola.

Para dy ditësh Raiola, Donaruma e drejtori sportiv Mirabeli u takuan në Montekarlo dhe në atë takim Donaruma u shpreh: “Dua të qëndroj te Milani”.

Një ditë më pas, nga grumbullimi i kombëtares italiane, ai bëri një hap pas: “Rinovimi? Të shohim, të shohim…”.

Milani i ofron një kontratë 5 vjeçare, me 4 milionë në vit, plus 1 milionë bonus çdo sezon, në rast kualifikimi në Champions League dhe nëse Donaruma luan titullar.

Sipas Gazzetta dello Sport, zgjidhja është futja e disa klauzolave në kontratë, ndoshta për çdo fundsezoni, me portierin që do të nxirrej në shitje nëse Milani nuk shkon në Champions.

Situata e ndërlikuar, por që duket qartë ku e ka zanafillën: Raiola pret dhe fiton kohë, sepse e di që te Milani apo gjetkë, Donaruma mund të paguhet edhe 6 milionë e lart në vit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *