Gjoba për të tërë, por Disiplina nuk i ka parë “Fanatics” në kupë!

Komisioni i Disiplinës në FSHF e ka mbyllur sezonin me gjoba pa fund, por edhe shumë rezultate në tavolinë te futbolli i moshave, ku shumë ekipe përtojnë të udhëtojnë për ndeshjet e fundit të kampionatit.

Bie në sy dënimi dy herë i Skënderbeut, për sjelljen e tifozëve në kupë e kampionat.

Ndërprerja e ndeshjes finale në Kupë nga “Fanatics”, që ” ndezën” stadiumin e hodhën sende në fushë, i ka kushtuar shumë pak Tiranës, vetëm 100.000 lekë, aq sa gjoba për Kukësin, pasi në Gjirokastër paskan krijuar probleme tifozët verilindorë.

VENDIMET: 

1.KF “Laçi”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushën e lojës , dënohet me gjobë në masen 20.000 (njëzetmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.
2.KF “Vllaznia”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë n masen 100.000 (njëqindmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.
3.KF “Kukësi”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë në masen 100.000 (njëqindmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/2 të KDS.
4.KF “Partizani”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë në masen 100.000 (njëqindmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/2 të KDS.
5.KF “Skënderbeu”për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë në ndeshjen kundër KF “Partizani” më datë 27.05.2017 , dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.
6.KF “Skënderbeu, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë në ndeshjen kundër KF “Tirana” më datë 31.05.2017, dënohet me gjobë në masen 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.
7.KF “Tirana”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë në masen 100.000 (njëqindmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 të KDS.
8.KF “Kamza”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë me masen 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek, bazuar në 65/1 dhe 66/1 të KDS. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
9.KF “Beslidhja”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë në masen 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/2 të KDS. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
10.KF “Olimpiku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi”U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
11.KF “Velelciku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Kamza”U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
12.KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Olimpic”U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
13.KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “ Beslidhja”U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
14.Lojtari i KF “Shkendija B’ U-19, Shaqir Jugu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS.
15.KF “Burreli” U-19, për aktivizim të lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshje me KF “Beselidhja” U-19 , humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 , bazuar në nenin 54 të KDS.
16.KF “Burreli” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Veleciku”U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
17.KF “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF Shkendija B” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
18.KF “Fieri” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Butrinti”U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
19.KF “Vlora” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tomorri” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
20.KF “Beslidhja” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi”U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
21.KF “Veleciku” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “ Shkendija B ”U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online