Roxher Federer fitoi për të 100-ën herë një duel në turneun “Wimbledon”. Tenisti zviceran do të përballet këtë të premte me spanjollin Rafael Nadal. Federer dhe spanjolli janë miq shumë të mirë jashtë fushave të tenisit, por në të rivaliteti mes tyre nuk ka të përafërt. Në daljen për shtyp në përfundim të takimit Federer foli para gazetarëve në lidhe me fitoren ndaj Nishikorit dhe gjysmëfinalen e së premtes ndaj Nadal.
DUELI ME NISHIKORIN – “Kei Nishikori është një tenist shumë i mirë. Bën një lojë agresive që të vë shumë të vështirësi. Në fillim të ndeshjes më vuri në shumë telashe, por rëndësi ka reagova mirë kur humba setin e parë”.
DUELI I ARDHSHËM ME NADAL – “Shpresoj që të mos ketë erë në ndeshjen e së premtes. Mund të frymëzohem nga finalja e “Australian Open” ku e munda në një lojë me pesë sete. Fatmirësisht për mua kësaj radhe nuk do ndeshem në fushë me dhe. Të gjithë e pamë si përfundoi dueli jonë i fundit në “French Open” disa muaj më parë, nuk është aspak një kujtim i bukur për mua”.
MUNGESA E TALENTEVE NË TENIS – “Po jetojmë në një periudhë të pazakontë në tenis. 10 vite më parë askush nuk e mendonte se unë, Nadal dhe Xhokoviç do vazhdonin të qëndronin në majë për shumë kohë. E dyta, ndoshta ata nuk janë aq të talentuar se unë dhe Nadal dhe Xhokoviç. Mos harroni përveç ne të treve ka dhe tenistë të tjerë të moshës sonë si Del Potro dhe më parë Murrëi që u hapin shumë punë brezit të ri”.