“Do të jesh gjithmonë trajneri im”, fjalët prekëse të presidentit për Spaletin

Eksperiencës së Luçiano Spaletit të Interi i ka ardhur fundi. Lajmin e bëri të ditur me një komunikatë zyrtare tepër të shkurtër vetë klubi në “Twitter”. Pak minuta më pas ka ardhur edhe përshëndetja e lamtumirës nga presidenti i Interit, Stiven Zhang.

Kreu i klubit italian, nëpërmjet në postimi në rrjetin social “Instagram” i shpreh mirënjohjen dhe falenderimin trajnerit, që e çoi Interin për dy vite rresht në Champions.

“Një trajner, mësues dhe mik. Ti ke dhënë gjithmonë më të mirën, në periudha me shi dhe me diell. Dy vitet e kaluara me ty thonë shumë për Interin dhe për mua personalisht. Klubi kurrë nuk do e harroj përkushtimin tuaj. Të gjithë të jemi falenderues nga thellësia e zemrës. Ke qenë trajner i Interit dhe do të jesh gjithmonë trajneri im. Faleminderit Spaleti”, përfundon shkrimin e tij Stiven Zhang.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *