Struktura e Kategorisë së Parë, FSHF takim dhe afat klubeve

Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar takimet konsultative me klubet e Kategorisë së Parë për rishikimin e strukturës dhe formulës per 4 sezonet e ardhshme, 2019-2023. Sekretari Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, së bashku me Shefin e Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, njohën klubet me opsionet në lidhje me formulën e Kategorisë së Parë.

E gjitha kjo për të pasur një garë sa më kompetitive deri në javën e fundit të sezonit, pasi skema aktuale nuk ka qenë shumë efikase. Në të njëjtën kohë, skema e re synon që të nxisë klubet të përafrojnë kushtet sipas standarteve të licensimit, për të qënë sa më afër nivelit me klubet e Kategorisë Superiore.

Sekretari Shulku dëgjoi me kujdes sugjerimet e përfaqësuesve të klubeve dhe vendosi që t’i dërgohen variantet përfundimtare së bashku me sugjerimet përkatëse, për të marrë komentet përfundimtare deri më datë 5 Qershor, ndërsa propozimi final i dakortësuar do të dërgohet në Komitetin Ekzekutiv për miratim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online