“Divorcohet” me Dritën, një sulmues i lirë për Superioren

Drita bëri disa afrime nga Shqipëria në verë dhe njëri prej lojtarëve të afruar ishte sulmuesi anësor Eri Lamçja. Futbollisti nga Elbasani e ka mbyllur me kampionët në fuqi të Kosovës vetëm pas gjashtë muajsh dhe tashmë do të duhet të gjejë një tjetër skuadër.

“Eri Lamçja largohet nga FC DRITA. Sot është arritur marrëveshja për shkëputjen e bashkëpunimit në mes të sulmuesit nga Shqipëria Eri Lamçja dhe klubit tonë. Lamçja nuk arriti që të ambientohet sa duhet me klubin dhe me marrëveshje të dyanshme janë ndarë rrugët. FC DRITA e falënderon Erin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese në karrierë”, njofton klubi i Dritës.

Lamçja në të shkuarën ka qenë pjesë e Luftëtarit, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e Teutës dhe Elbasanit. Me shumë mundësi anësori, i cili ka luajtur edhe në majë të sulmit, do të rikthehet në Shqipëri.

“Nga sot nuk jam pjesë më e ekipit të Dritës. I falënderoj të gjithë drejtuesit dhe tifozët për mikpritjen dhe besim që më dhanë. Edhe i uroj suksese shokëve të ekipit të arrijnë objektivin sezonal”, shkruan Lamçja në llogarinë e tij në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online