Divizioni i dytë më i bukur në botë: Noruiçi kampion, Lampard kundër Bielsas në play-off

Është mbyllur sot sezoni i rregullt në Championship në Angli, kategoria e dytë në e bukur, më e fortë dhe më e pasur në planet.

Verdiktet ishin dhënë thuajse të gjitha që javën e shkuar: Noruiçi dhe Shefild Junajtid shkojnë direkt në Premier Ligë, ndërkohë që Noruiçi është shpallur kampion, pas fitores 2-1 sot në fushën e Aston Vilës.

Ndërkaq, lajmi i ditës ka qenë kualifikimi për në play-off i Derbi Kauntit, që drejtohet nga Frenki Lampard. Me pak vuajtje, Derbi mundi 3-1 Uest Bromin dhe fitoi duelin në distancë me Midëllsbrou, që mbetet jashtë gare për një vend në Premier Ligë.

Marcelo Bielsa: Kemar Roofe is completely fit

Pas pak ditësh do të luhen gjysmëfinalet dhe janë sfida të mrekullueshme: Lidsi i Marcelo Bielsës do të sfidojë Derbin, ndërsa Uest Bromi do të ndeshet me Aston Vilën. Fituesit do të ndeshen në Wembley për një vend në Premier Ligë.

Historikisht në play-off ka pasur shumë surpriza dhe favoritët rrallë kanë triumfuar. Lidsi në këtë moment duket i rrënuar fizikisht, Derbi ka shumë entuaziazëm, Aston Vila ka ekipin dhe mesfushën më të mirë, Uest Bromi ka goxha eksperiencë në ekip.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online