Nuk ka qenë një mbrëmje e mirë për sulmuesit kuqezi. Bekim Balaj e nisi si titullar në ndeshjen që skuadër e tij Akhmat Grozny ndaj Orenburg, por nuk la dot shenjë në barazimin 1-1. Shkodrani u zëvendësua në minutën e 58-të dhe vendin e tij e zuri një tjetër shqiptar, Bernard Berisha, i cili u ndëshkua me karton të verdhë vetëm 10 minuta para fundit.
Nga Rusia në Belgjikë. Sindrit Guri e ndoqi nga stoli fitoren e skuadrës së tij Ostendes ndaj Eupen. Trajneri nuk i dha asnjë minutë lojtarit kuqezi në këtë ndeshje. Edhe Bakaj në Bjellorusi nuk ka mundur që të lërë gjurmë në humbjen që skuadra e tij Shaktjor Soligorskit pësoi në transfertë me Islosh Minsk.
Në Greqi, Andi Lila ka fituar derbin me Migjen Bashën. Kavajasi ishte në fushë për 90 minuta, ndërsa Basha u zëvendësua në të 80-ën. Aris u mund nga Janina nga një autogol, por në pjesën e parë nuk miqtë humbën një 11-metërsh. Mërgim Mavraj nuk ishte i gatshëm as për këtë sfidë.