Disiplina i mban në “ajër”, Shehi e Daja gëzojnë

0

Skënderbeu pret në fundjavë Teutën, kurse Flamurtari udhëton drejt Fushë-Krujës për t’u ndeshur me Kastriotin. Dy ndeshje mjaft të rëndësishme për të katërta skuadrat, që do kërkojnë të marrin pikët maksimale. Gjithsesi dita e djeshme ka sjellë një lajm të mirë për korçarët e vlonjatët.

Komisioni i Disiplinës është mbledhur dhe nuk ka dalë me një vendim në lidhje me Marko Radas dhe Idriz Bathën. Për ta është hapur një proces hetimor nga Disiplina dhe nuk dihet nëse ata do dënohen pas përplasjes në ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari.

Këtë fundjavë ata mund të luajnë dhe Shehi buzëqesh, pasi për arsye kartonësh nuk mund të luajë Kaba Sambou dhe rikthimi i Radas është një lajm i mirë për të. Së bashku me Jorgo Pëllumbin do plotësojnë dyshen e qendrës së prapavijës. Gëzon edhe trajneri Daja i Flamurtarit, i cili pa Bathën do të ishte edhe më shumë i kushtëzuar në zgjedhjet e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.