DIREKT | Kukësi në avantazh, mungon goli në Kamzë

Luhen dy ndeshjet e para të ditës së shtunë në Kategorinë Superiore. Kukësi do të presë në “Elbasan arena skuadrën e Luftëtarit. Verilindorët janë një nga skuadrat më në formë të momentin, pasi kanë marrë 3 fitore radhazi në kampion. Luftëtari në krahun tjetër bëri kthesën me Teutën, duke regjistruar javën e shkuar dhe fitoren e parë për këtë edicion.

Në Kamzë do të jetë mysafir Laçi. Në një stadium të boshatisur. Skuadra e Klodian Duros do të rikthehet tek suksesi pas humbjes me Kukësin, por nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj kurbinasve. Bardhezinjtë janë një nga 2 skuadrat e vetme që këtë edicion nuk kanë pësuar humbje.

Kategoria Superiore – Java 6
E shtunë, më 28 shtator, ora 15:45
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

KUKËSI 1-0 LUFTËTARI
Shënues: Rexhinaldo 49′ (penallti)

GOLI

49’ – Ramadani ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Cuculit dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. Rexhinaldo nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

DIREKT 

52′ – Pas një harkimi nga e djathta, miqtë pretendojnë për prekje të topit me dorë, por për gjyqtarin nuk ishte 11-metërsh, pavarësisht protestave të shumta të gjirokastritëve.

38’ – Shafik godet bukur me kokë pas harkimit nga e djathta, por topi shkoi pak mbi kuadratin e Shkëlzen Ruçit.

18’ – Zguro bëri gjithçka mirë nga e majta dhe më pas shërbeu në krahun tjetër, ku Ethemi nuk u koordinua siç duhet, duke humbur një mundësi mjaft të mirë për të shënuar.

1′ – NIS NDESHJA!

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Limaj, Shkodra, Melo, Shafik Tigruxha (Shpehar 46′), Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.  Të gatshëm: Maloku, Çyrbja, Qaqi, Harba, Kalaja, Dzaria.

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Hoxha, Xhekson, Ramadani, Rapo, Milosavljev, Radoviç, Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.  Të gatshëm: Shumeli, Oshafi, Demo, Hyseni, Janiçiç, Dunga, Açka.
Kartonë të verdhë: Rexhonaldo 43’/ Ramadani 48′

Gjyqtarë: Hermal Llapra, Emigers Ganxhi, Renato Malaj, Olsid Ferataj
Delegat: Besnik Cela; Vëzhgues: Besnik Kaimi

Kategoria Superiore – Java 6
E shtunë, më 28 shtator, ora 15:45
Stadiumi “Kamza”, Kamzë

KAMZA 0-0 LAÇI

DIREKT 

52′ – Martinena shfaqet sërish i rrezikshëm, Selmani nuk del ashtu siç duhet, por Toro është deçiziv me ndërjhyrjen e tij.

39’ – Martinena ka tentuar pas një harkimi nga këndi, por sulmuesi argjentinasi nuk ka mundur që të gjejë kuadratin e portës.

35’ – Martinena merr një topi nga Zisi nga brenda zonës së Laçit, sulmuesi tenton të godasë, por është i pasaktë. M pas ndërhyn gjyqtari duke e bërë të pavlefshëm aksionin, për një prekje të topit me dorë nga ana e Martinenës.

29’ – Xhixha shpërthen i vetëm dhe pason për Jonuzin, i cili godet, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

22’ – Zisi harkon nga e majta, Selmani vigjilent grushton, duke larguar rrezikun.

14′ – Kamza kryen një zëvendësim të detyruar, për shkak se kapiteni Plaku pëson një dëmtim. vendin e tij e zë Niko Zisi.

1′ – NIS NDESHJA!

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Orelesi, Mehmeti, Plaku (Zisi 14′), Fukui, Martinena. Trajner: Klodian Duro. Të gatshëm: Kirev, Mumajesi, Rezi, Fejzaj, Bonani, Roloviç.

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Xhixha, Altparmakovski (Hadroj 67′). Trajner: Artan Mërgjyshi.  Të gatshëm: Hasanbelli, Prengaj, Deliu, Berisha, Smaçi.

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Nertil Bregasi, Arbër Zalla, Kreshnik Cjapi

Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Arjan Mali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online