Prag Mançesteri, Barça fluturon me një yll më shumë drejt Anglisë

Në mesditen e sotme është publikuar lista e ekipit të Barcelonës që do të fluturojë drejt qytetit të Mançesterit për t’u ndeshur me “djajtë e kuq” në çerekfinalet e Champions League. Nuk ka surpriza në lidhje me Usman Dembele nga Valverde, që e ka grumbulluar francezin megjithëse në dyshim nëse do të zbresë në fushë apo jo.

21-vjeçari ka që nga muaji mars në ndeshjen ndaj Lionit që nuk luan. Para disa ditësh është kthyer të stërvitet me ekipin dhe sinjalet duket se kanë qenë të mira. Lista e publikuar sot është e zgjeruar, kështu që do duhet të presim ditën e nesërme për të parë nëse Dembele do të jetë të paktën në stolin e rezervave.

Në stërvitjen e fundit të katalanasve, që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 do të shihet për herë të fundit gjëndja e francezit. Pas seancës, Valverde, i shoqëruar nga mbrojtësi Pike do të shpallë listën përfundimtare, ku do të shohim nëse do të përfshihet, apo jo sulmuesi i majtë blaugrana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online