Dibala në ankand, Reali tundon Juven

Një spekulim mediatik, apo një seri e re e El Clasicos? Mundo Deportivo është e bindur për të dytën, sepse raporton se Reali është futur fuqishëm në garë për objektivin e Barcelonës, argjentinasin Dibala.

Juventusi kërkon kroatin Mateo Kovaçiç, i cili te Reali mbetet rezervë luksi, ndaj në Madrid tentojnë: kroatin, plus 80-85 milionë euro, për të marrë Dibalan.

Te Juventusi natyrisht tundohen, pasi shifra totale kalon atë të Pogbasë, por në futbollin aktual 100 milionë euro po bëhen si bakshishe në kafene, ndaj klubi italian pret Barcelonën, sepse nëse oferta nga Katalonja kalon 120 milionët, shitja e Dibalas nuk do të shtyhet më, sidomos nëse sulmuesi jep sinjale se dëshiron largimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online