Çani kundër mallkimit, numri 9 sjell ters në epokën Demi

Gazmend Demi sapo ka bërë goditjen më të madhe që kur ka marrë drejtimin e Partizanit, 4 vite më parë: Edgar Çani i kuq, lajm që qarkullonte në media çdo verë e janar, aq sa edhe kur Partizani konfirmoi marrëveshjen, pritej prezantimi zyrtar për ta besuar.

Ish-sulmuesi i Pizës do të marrë një pagë të frikshme, ka marrë ndërkohë edhe numrin 9, atë të sulmuesit kryesor. Është një numër ters te Partizani, ndaj Çani ka një barrë të madhe mbi shpatulla.

Është sulmues i kombëtares, vjen në Shqipëri si superstar, është vetëm 28 vjeç.

Problemi? Në karrierën e vet nuk ka shënuar kurrë shumë gola. Polonia ishte kulni, me 11 gola në srzonin 2011/2012, por nga Polonia e Varshavës largimi ishte traumatik.

Vetëm 45 minuta në Serinë A, 7 sezone e gjysmë në Serinë B, vetëm 30 gola në 189 ndeshje.

Pritet shumë pret Çanit, priter titulli, priten natyrisht gola, shumë, të paktën 15-20. E lehtë? Të shohim, sepse hiq ndonjë Pejiç a Salihi, të tjerët zor se i kanë dy sezone me mbi 15 gola.

Pastaj vjen mallkimi i numrit 9: te Partizani i Gaz Demit e kanë veshur në periudha të ndryshme Patrik Bordon, Almir Pliska, Liridon Osmanaj, Sebino Plaku, Astrit Fazliu, Ben Azubel e Methju Bonifejs! Të gjithë së bashku kanë shënuar më pak se Ekuban, por ky nuk mbajti numrin 9.

Tani e provon Çani: në teori, lojtari që bën diferencën në Superiore, në praktikë mbetet për t’u parë, sepse kemi një kampionat anormal, ku shpesh lojtarët cilësorë dështojnë, pak rëndësi i kujt është faji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online