Mauro Ikardi është kthyer dhe një herë tjetër të jetë në qendër të vëmendjes, me ish-kapitenin e Interit, i cili duket shumë pranë largimit. Ekipet e interesuara për shërbimet e argjentinasit janë të shumtë, por ajo që mbetet problem për klubin zikaltër është gjetja e një zëvendësuesi.
Kjo është edhe arsyeja që drejtuesit nga Milano, do të kërkojnë, pse jo edhe kryerjen e një shkëmbimi. Një mundësi ishte ajo e shkëmbimit me Edinson Kavanin, por së fundmi është eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marcio, i cili lëshon bombën.
“I vetmi opsion i mundshëm për shkëmbim është Ikardi-Lukaku.” Pra, thënë ndryshe, Mauro Ikardi do të drejtohet për në Mançester për të veshur fanellën e Junajtid, ndërsa Romelo Lukaku do të zbarkojë në Milano, për t’u veshur zikaltër.
Aktualisht është vetëm një spekulim i prag-merkatos, por kur e thotë një si Xhanluka Di Marcio, diçka mund të fshihet pas…