Kastrioti i Bledar Devollit ka marrë një tri pikë të çmuara në takimin ndaj Luftëtarit. Në përfundim të ndeshjes trajneri i skuadrës krutane foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, ku vlerësoi lojën e djemve të tij, por edhe kundërshtarit.
“Në radhë të parë duhen falënderuar të dyja ekipet për lojën e zhvilluar. Besoj se ata që e kanë parë këtë ndeshje do jenë kënaqur, loja kishte ritëm. Këto janë ndeshje të vështira që vendosen nga episodet”.
DËMTIMET E HUSEIN DHE BOJOM – “Pres të marr përgjigjen mbi gjendjen e futbollistëve ditën e nesërme. Na duhen për ndeshjen e ardhshme. Të shpresojnë që do t’i kemi”.
KARAKTERI EMOCIONAL – “I tillë jam si karakter, s’do të ndryshoj kurrë. Kjo është dhe mënyra se si i motivoj lojtarët e mi”.
RËNIA NË PJESËN E DYTË –“Kishim lojtarë me kartonë, Vatnikaj nuk është stërvitur prej dy javësh. Lodhja dhe presioni bënë të vetën, kemi shumë lojtarë të rinj. Është dhe merita e kundërshtarit natyrisht. Ata duan ta luajnë topin si ne dhe u shfaqën agresiv. Fatmirësisht fituam”.
NDRYSHIMI – “Kur e mendoj nga jemi nisur e ku jemi tani them se kemi një të grup të talentuar e të çmendur. Duam që dhe ndeshjet jashtë të shkojmë për të fituar dhe të luajmë futboll”.