Detaje të reja, zbulohet takimi për mbylljen e transferimit të Nejmar

0

Kthimi historik i Nejmar në Barcelonë është i destinuar të ndodhë. Braziliani insiston për t’u kthyer në “Camp Nou” dhe drejtuesit e Barçës po punojnë për të materializuar dëshirën e Brazilianit, por edhe të Mesit. Argjentinasi e dëshiron kthimin e “O’Ney” dhe këtë ja ka shprehur hapur drejtuesve.
Gazeta e mirënjohur franceze, “L’Equip” tregon se ka zhvillime të reja rreth operacionit që po zhvillohet. Korrespondenti i kësaj medie në Brazil raporton se Nejmar, i shoqëruar nga përfaqësues të tij, është takuar me një nga të deleguarit e Barcelonës, Andre Kurri.

Zbulohet se tranferimi është pranë materializimit dhe se ka iniciativë nga të treja palët. Të gjithë janë koshientë për vështirësinë që kanë para. Përfaqësuesit e Nejmar janë shprehur se ka akoma shumë detaje të pambyllura, por japin siguri se ky transferim do të kryhet me sukses.

Me sa duket do të kemi nderin të shohim përsëri një treshe si Nejmar, Suarez, Mesi dhe ç’është më e frikshmja, pritet të bëhen katër “muskëtierë” me ardhjen e sigurt të Grizman.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.