Dështoi te Italia, dorëhiqet edhe nga klubi i Serisë A

Rikthimi në aktivitet, pas dështimit në krye të Italisë, duke mos u kualifikuar në Botërorin 2018, zgjati fare pak. Xhanpiero Ventura u largua nga posti i trajnerit të Kievos.

Njoftimi u dha nga klubi veronez, menjëherë pas barazimit 2-2 me Bolonjën. Trajneri dha dorëheqjen, duke i befasuar të gjithë. Konfirmimi erdhi nga drejtori sportiv, Romairone.

“Një rrufe në qiell të hapur? Po. Duhet thënë se presidenti nuk ndodhet këtu, sepse është i pezulluar. Tani duhet të marrim kohën e nevojshme të kuptojmë çfarë ka ndodhur në ato momente gjaknxehtësie. Trajneri tha se do t’ia komunikonte vendimin ekipit, ndërsa unë i kërkova të qetësohej”.

“Pakënaqësitë e trajnerit dolën në një moment zhgënjimi. Ventura ka thënë se ky nuk është ambient për të? Ndonjëherë është më mirë të mos flasësh kur je i mërzitur. Trajneri duhet të flasë fillimisht me presidentin”.

“Dorëheqja nuk pranohet? Nuk kemi ndryshuar mendim për Venturën, ashtu si përpara një muaji kur e emëruam. Tani do të vendosë presidenti. Duhet pak qetësi, të kuptojmë çfarë e solli këtë reagim, që na vendosi disi në siklet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online